Sport

Trajneri serb i riktheu në Superiore, presidenca e shpërblen me rinovim!

Bardhekuqtë kanë nisur përgatitjet për të qenë gati për garën e ashpër të Abissnet Superiore teksa hapi i parë për presidentin Ardian Takaj nisi nga konfirmimi i trajnerit Ivan Gvozdenovic.

24 Maj 2023, 13:41 Nga DOSJA
Trajneri serb i riktheu në Superiore, presidenca e shpërblen me

KORCE - Zgjati vetëm një vit “makthi” i Skënderbeut në Kategorinë e Parë me korçarët që nisur nga sezoni i ardhshëm do të jenë sërish pjesë e elitës shqiptare. Bardhekuqtë kanë nisur përgatitjet për të qenë gati për garën e ashpër të Abissnet Superiore teksa hapi i parë për presidentin Ardian Takaj nisi nga konfirmimi i trajnerit Ivan Gvozdenovic.

44-vjeçari e mori drejtimin e juglindorëve në nëntor të vitit 2022 dhe e udhëhoqi me sukses drejt suksesit skuadrën dhe tashmë me rinovimin e kontratës, klubi i beson edhe misionin “Superiore”.

Kujtojmë se Gvozdenovic e njeh mirë Skënderbeun dhe ambientin shqiptar pasi në të kaluarën është aktivizuar me Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll