Sport

Lista spektakolare e kandidatëve për të zëvendësuar Benzema te Real Madridi! Harry Kane është i preferuari i madh…

Veteranit francez Karim Benzema po i afrohet me shpejtësi fundi i karrierës së tij të shkëlqyer te Real Madrid. Shefat e ‘los blancos’ kanë përgatitur një listë me emra të mëdhenj për pozicionin e qendërsulmuesit, me Harry Kane të Anglisë që kryeson sulmin.

24 Maj 2023, 15:23 Nga DOSJA

Lista spektakolare e kandidatëve për të zëvendësuar

SPANJE - Yjet Dusan Vlahovic, Harry Kane dhe Goncalo Ramos janë më të preferuarit e Real Madridit, për një transferim të bujshëm këtë verë. Eliminimi poshtërues nga gjysmëfinalet e Champions League nga Manchester City (1-1 dhe 0-4) me siguri do ta shtyjë Florentino Perez të investojë një shumë të konsiderueshme parash për transferimin e një sulmuesi të klasit.

Klubi i “Santiago Bernabeut” është në kërkim të një golashënuesi për të siguruar kalimin nga veterani Karim Benzema te një prej superyjeve si Erling Haaland ose Kylian Mbappe, të synuar për një kontratë afatgjatë nga presidenti Florentino Perez.

Nga lista me tre emra të madrilenëve janë serbi Vlahovic, 23 vjeç, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, 29 vjeç, si dhe sensacioni i ri i Portugalisë, Goncalo Ramos, 21 vjeç.

Lista spektakolare e kandidatëve për të zëvendësuar

Vlahoviç dhe Ramos i përshtaten në mënyrë të përkryer kallëpit të futbollistit të ri në rritje, i aftë për të shënuar 30 gola në sezon, nëse i jepen minutat që i nevojiten, por që pranojnë me qetësi një vend në stol, për t'i lënë vendin një sulmuesi.

Rasti i Harry Kane, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Tottenham dhe lideri i padiskutueshëm i Anglisë, është krejtësisht i ndryshëm nga dy të tjerët të përmendur më parë.

Lojtari i kombëtares angleze është një futbollist i kompletuar dhe sjellja e tij do ta bënte të panevojshme shpenzimin e një shume përrallore edhe për transferimin e Erling Haaland, të cilit i ngjan në pozicion dhe kontribut sulmues, por do të plotësonte në mënyrë perfekte një superstar si Kylian Mbappe, i cili nuk është tamam një numër ‘9’, paçka se përdoret i tillë ndeshje pas ndeshjeje te PSG.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll