Sport

Po përgatitet "hiti" i momentit: Neymar, një hap larg Premier League! Pretendentët nisin negociatat me PSG-në...

Neymar (31), ylli i PSG-së dhe kombëtares braziliane, është një hap larg një transferimi në Premier League.

24 Maj 2023, 14:53 Nga DOSJA
Po përgatitet "hiti" i momentit: Neymar, një hap larg

ANGLI - Ylli brazilian Neymar (31 vjeç) ka ende kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2025, por ai mund të largohet nga skuadra në Parc des Princes që në fillim të kësaj vere, sepse Manchester United është në gjurmët e tij.

Skuadra nga “Old Trafford” ka nevojë për një lojtar të lartë dhe mediat franceze raportojnë se zyrtarët e Manchester United kanë vendosur që Neymar është lojtari që mund të bëjë diferencën për skuadrën e Premier League.

Neymar është në listën e lojtarëve që nuk kërkohen më në PSG nga sezoni i ardhshëm, me drejtuesit e Paris Saint-Germain të gatshëm të negociojnë një lëvizje të mundshme të brazilianit në drejtim të Manchester United. Gazetarët e L'Equipe, bëjnë të ditur se transferimi i Neymar në skuadrën e Premierligës do të finalizohet këtë javë.

Një rol të rëndësishëm në transferimin e Neymar te Manchester United ka Casemiro, futbollisti i transferuar verën e kaluar nga skuadra e Premierligës. Ai është mik shumë i mirë me yllin brazilian dhe përpiqet të bindë Ney të pranojë propozimin e ekipit të trajnerit Erik ten Hag.

Përveç bindjes së Neymar për të pranuar propozimin, shefat e “Old Trafford” duhet gjithashtu të arrijnë një marrëveshje me zyrtarët e PSG. Ata janë të gatshëm ta japin Neymar falas, në formën e huazimit dhe pa opsionin e një transferimi të përhershëm, por United duhet të paguajë pagën e tij, e cila është 3.6 milionë euro në muaj.

Neymar, takim urgjent me Luis Campos

Sipas burimit të cituar më sipër, Neymar do të ketë një takim këtë javë me Luis Campos, ku do të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij në grupin Parc des Princes, por shanset që ai të largohet janë të larta, pasi më shumë ai kërkohet edhe nga Chelsea dhe Newcastle.

I cituar nga faqet e internetit të specializuara, Neymar, që aktualisht vlerësohet për 70 milionë euro, mbërriti te PSG në gusht 2017, pasi skuadra franceze e bleu atë nga Barcelona për 220 milionë euro. Me fanelën e skuadrës në Parc des Princes, Ney luajti në 173 ndeshje, shënoi 118 gola dhe dha 77 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll