Sport

ÇMENDURI/ Ndeshja më e shtrenjtë në histori! Çmimet marramendëse të biletave që po shiten për “El Clasico”-n në Dallas

Real Madrid, FC Barcelona, AC Milan, Manchester United, Arsenal dhe Juventus janë të gjithë të vendosur të bëjnë turne në SHBA këtë verë.

23 Maj 2023, 21:23 Nga DOSJA

ÇMENDURI/ Ndeshja më e shtrenjtë në histori! Çmimet

SHBA - Rivalët në kampionatin spanjol, Real Madrid dhe FC Barcelona do të zhvillojnë një miqësore më 29 korrik në Dallas, ndeshje e cila pritet të jetë me interes të madh.

Botimi spanjol “Marca” bën të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e fundit të korrikut, me çmim që varion nga 205 deri në 3.102 dollarë.

Çmimet mesatare të biletave janë 504 dollarë, ku më të shtrenjtat janë ato të nivelit të barit, të cilat kushtojnë midis 2.500 dhe 3.102 dollarë. Biletat për Kupën e Botës në Katar kushtonin nga 200 deri në 1.600 euro.

Stadiumi “Dallas Cowboys” ka një kapacitet prej 80.000 shikuesish. Llogaritë bëjini vetë…

Me kë luan Real Madridi në SHBA?

23 korrik - AC Milan (Los Angeles)

26 korrik - Manchester United (Houston)

29 korrik - FC Barcelona (Dallas)

2 gusht - Juventus (Orlando)

Kush luan FC Barcelona në SHBA?

22 korrik - Juventus (San Francisko)

26 korrik - Arsenal (Los Angeles)

29 korrik - Real Madrid (Dallas)

1 gusht - AC Milan (Las Vegas)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll