Sport

VIDEO / Manchester United vetëm 1 pikë larg Champions!

Ndërkohë, The Reds nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Aston Villa.

20 Maj 2023, 18:20 Nga DOSJA

VIDEO / Manchester United vetëm 1 pikë larg Champions!

ANGLI - Fiton Manchester United, barazon Liverpooli në Premier League. “Djajtë e Kuq” triumfuan 0-1 kundër Bournemouth, sukses që erdhi falë golit të brazilianit Casemiro në minutën e 9-të.

69 pikë për skuadrën e Erik Ten Hag, që mjafton të marrë një pikë në dy takimet e mbetura për t’u kualifikuar zyrtarisht në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, 'Reds' nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Aston Villa. Skuadra e Unai Emery kaloi në avantazh me anë të Jacob Ramsey (27’), teksa 5 minuta më parë kishte humbur një penallti (Watkins).

Cody Gakpo gjeti rrjetën në minutën e 55-të, por VAR-i e anuloi. Goli i barazimit erdhi nga Roberto Firmino (90’).

Dhjetë minuta shtesë u akorduan, por vrulli i Liverpoolit, i shtyrë edhe nga atmosfera elektrizuese në “Anfield”, nuk solli golin e fitores.

Në barazim përfunduan edhe dy takimet e tjera: Wolves-Everton 1-1 dhe Fulham-Crystal Palace 2-2.

VIDEO / Manchester United vetëm 1 pikë larg Champions!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll