Sport

Ballkani i Ilir Dajës bën bis, shpallet për të dytin vit radhazi kampion i Kosovës!

Gara për titull ishte e ethshme deri tani, për t’u vendosur përfundimisht në javën e parafundit të kampionatit.

20 Maj 2023, 18:00 Nga DOSJA

Ballkani i Ilir Dajës bën bis, shpallet për të dytin vit

KOSOVE - Ballkani i Ilir Dajës është shpallur kampion për të dytin vit radhazi në Kosovë, duke mundur me rezultatin 2-0 Ferizajn. Kjo vjen dhe pas hapit fals të Dritës, e cila u mund në shtëpi nga Malisheva me rezultatin minimal 0-1. Gara për titull ishte e ethshme deri tani, për t’u vendosur përfundimisht në javën e parafundit të kampionatit.

Në sfidat e tjera, Gjilani barazoi 2-2 me Llapin, duke lënë garën për Europë të hapur, kur javën tjetër do të ketë një duel direkt me Dukagjinin. Kjo e fundit mundi me rezultatin 3-1 Trepça ’89, ndërsa Prishtina triumfoi 4-1 përballë Drenicës.

Ballkani i Ilir Dajës bën bis, shpallet për të dytin vit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll