Bota

Samiti i G7 në Japoni/ BE thirrje Kinës: Vetëm ju mund ta bindni Rusinë të ndalojë luftën në Ukrainë

Megjithatë, Michel shtoi se BE do të mbetet e vendosur në vlerat e saj dhe do të promovojë interesat e saj.

19 Maj 2023, 12:30 Nga a.l
Samiti i G7 në Japoni/ BE thirrje Kinës: Vetëm ju mund ta bindni
Charles Michel

JAPONI- Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në emër të Bashkimit Evropian i ka bëre thirrje Kinës që të bindë Rusinë të ndalojë agresionin e saj ushtarak në Ukrainë. Duke folur para samitit të G7 në Hiroshima, Japoni, Charles Michel theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të bllokut me Pekinin, duke thënë se një marrëdhënie e qëndrueshme dhe konstruktive me Kinën është në interesin e përbashkët të vendeve të BE-së. 

Megjithatë, Michel shtoi se BE do të mbetet e vendosur në vlerat e saj dhe do të promovojë interesat e saj.

Po ashtu Michel në fjalën e tij, theksoi nevojën për t'u angazhuar së bashku me Kinën në sfidat globale: ndryshimi i klimës, ruajtja e burimeve natyrore; biodiversiteti; qëndrueshmëria e borxhit, duke pasur parasysh rolin e saj në komunitetin ndërkombëtar dhe ekonominë e saj të shtrirë, shkruan CNN. 

“Kina ka një përgjegjësi të veçantë në botë. Duhet të luajë sipas rregullave ndërkombëtare. Dhe ne i bëjmë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për të ndaluar agresionin e saj ushtarak. Ne do të vazhdojmë të shprehim shqetësimet tona për të drejtat e njeriut qoftë në Hong Kong, në Xinjiang apo në Tibet. Ne nuk do të tolerojmë ndërhyrje në vendet tona që do të minonin shoqëritë tona demokratike”, tha Michel.

Michel shtoi se BE-ja do të punojë për të zvogëluar varësinë nga Kina dhe të krijojë një fushë të vërtetë loje të barabartë për kompanitë dhe punëtorët. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll