Bota

Pas betimit/ Erden Atiç merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut, emëron nëkryetaren e Komunës

Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiç ka emëruar Katarina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare të Komunës. 

19 Maj 2023, 11:41 Nga a.l
Pas betimit/ Erden Atiç merr vendimin e parë si kryetar i
Erden Atiç

KOSOVË- Erden Atiç ka kryer sot procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut. Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiç ka emëruar Katarina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare të Komunës. 

"Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjançiç për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiç. 

Pas betimit/ Erden Atiç merr vendimin e parë si kryetar i
Katarina Agjançiç

Atiç fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor. 

erden atiq mitrovica e veriut

Sondazh

Poll