Bota

Erden Atiç betohet si kryetari ri i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Ugljani, në nisje të senacës solemne ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për procedurën e betimit. 

19 Maj 2023, 11:19 Nga a.l
Erden Atiç betohet si kryetari ri i Mitrovicës së Veriut
Erden Atiç

KOSOVË- Erden Atiç ka kryer procedurën e betimit si kryetar i ri i Komunës Veriore të Mitrovicës. Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Ugljani, në nisje të senacës solemne ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për procedurën e betimit. 

Pas kësaj Atiç ka marrë fjalën dhe ka kryer betimin e tij si kryetar. Atiç fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor. 

erden atiq mitrovicë e veriut

Sondazh

Poll