Bota

Chollet flet për artikullin e “New York Times” ndaj Vuçiç: Besojmë se është i vërtetë, ka shumë korrupsion

Gazeta "New York Times" ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi.

19 Maj 2023, 11:00 Nga m.s
Chollet flet për artikullin e “New York Times” ndaj
Derek Chollet dhe Aleksander Vuçiç 

SERBI- Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, beson se është i vërtetë raportimi i "New York Times", e cila e lidh presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç me krimin e organizuar. Gjatë raportimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Derek Chollet është pyetur nëse beson se është i vërtetë ky artikull. Pyetja është parashtruar nga senatori Bob Menendez, ndërsa ai tha se ka shumë korrupsion.

“Po besojmë se është. S’mund të flas për gjëra specifike, po ka shumë korrupsion atje”, tha ai.

I pyetur nga senatori Menendez nëse kjo mund ta bëjë Vuçiçin partnerë të rëndësishëm për SHBA-në, Chollet tha se ky është një test. “Ky është test ndoshta dhe po e bëjnë me sy hapur”, duke shtuar se korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është i përhapur, dhe se kjo do ta pengojë rrugën drejt integrimit në BE.

“Vuçiçin po e mbajmë përgjegjës dhe kolegët e tij për korrupsionin, për sjelljet që po i bëjnë. Kemi vënë sanksione për shumë njerëz në krejt rajonin dhe e kemi bërë shumë të qartë se korrupsioni është kryesorja që e ndalon integrimin e rajonit në Evropë”, tha Chollet.

Gazeta "New York Times" ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi.

“Huligan” është shprehja që gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka zgjedhur për t’iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në të dy artikujt e gazetarit amerikan Robert Worth, për presidentin serb, këtë të fundit e paraqesin si person të lidhur fort me krimin dhe që kontrollon gjithçka në Serbi.

“Kthimi i Vuçiqit me kërbaç në dorë”, ishte njëra nga fjalitë që gazeta amerikane i referohet rikthimit të politikanit serb në pushtet, në vitin 2008. 

derek chollet aleksander vuçiç

Sondazh

Poll