Bota

Italia në kolaps nga fluksi i emigrantëve, OJQ-të kritika Evropës: I keni lejuar të rrezikojnë në Mesdhe! Në vendet e tyre po vdesin nga uria

Më shumë se 45,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti 2017

19 Maj 2023, 11:03 Nga a.l
Italia në kolaps nga fluksi i emigrantëve, OJQ-të kritika
Foto ilustruese

ITALI- Italia është një nga vendet me fluksin më të madh të emigrantëve. Më shumë se 900 persona kanë vdekur që nga janari duke u përpjekur të kalonin Mesdheun. OJQ-të akuzojnë Evropën dhe institucionet se i lejojnë ata që ikin nga konflikti dhe varfëria të vdesin në det.

Më shumë se 45,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti 2017. Si përgjigje, koalicioni i qendrës së djathtë të vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka bërë thirrje për më shumë solidaritet brenda Bashkimit Evropian për të trajtuar këto flukse migratore.

Të miturit përballen me kërcënimin më të madh.  Kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, erdhi në pushtet në tetor 2022, duke u zotuar se do të mbajë një linjë të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm dhe do të nxisë Evropën që të punojë së bashku për të trajtuar fluksin e migracionit.

Koalicioni i saj i qendrës së djathtë ka nisur tani një gjendje të jashtëzakonshme për t'u marrë me rritjen e flukseve migratore. Masa synon të përshpejtojë procedurat e pritjes, por edhe të përshpejtojë dëbimet. 

Teorikisht, kjo duhet të lehtësojë pikat e nxehta në Lampedusa. Por kjo qendër është sistematikisht në prag të kolapsit. Emigrantët që mbërrijnë atje duhet të qëndrojnë vetëm për disa ditë në mënyrë që të identifikohen dhe të dërgohen në qendrat e pritjes ose të riatdhesimit. Por të ardhurit shpesh përfundojnë duke qëndruar për shumë më gjatë, shkruan Euronews.com. 

Qendra është konceptuar për të akomoduar 400 emigrantë, por në shumicën e rasteve ajo ka pritur më shumë se tre mijë njerëz. Sipas OJQ-ve, sistemi i pritjes në Itali menaxhohet keq dhe janë të miturit ata që përballen me rreziqet më të mëdha.  

emigrante ne itali

Sondazh

Poll