Bota

Sërish tensione në Jeruzalem, përleshje në marshin e 'Ditës së Flamurit'

Autoritetet izraelite thanë se vendosën 3,200 personel sigurie për paradën, e cila mbahet nga kolonët izraelitë për të festuar atë që ata e quajnë bashkimin e Jerusalemit, duke iu referuar pushtimit të Jerusalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967.

19 Maj 2023, 11:46 Nga a.l
Sërish tensione në Jeruzalem, përleshje në marshin e
Tensione në IZRAEL

IZRAEL- Mijëra izraelitë të ekstremit të djathtë u mblodhën në Jerusalemin Lindor të pushtuar për marshimin vjetor të "ditës së flamurit", i cili u zhvillua këtë vit mes tensioneve në rritje. 

Autoritetet izraelite thanë se vendosën 3,200 personel sigurie për paradën, e cila mbahet nga kolonët izraelitë për të festuar atë që ata e quajnë bashkimin e Jerusalemit, duke iu referuar pushtimit të Jerusalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967. Ministri izraelit i Transportit Miri Regev ishte mes njerëzve me flamuj izraelitë në sheshin e Portës së Damaskut.

Turmat e palestinezëve u përgjigjën duke valëvitur flamujt palestinezë, ndërsa izraelitët performuan gjithashtu të ashtuquajturën "valle të flamurit". Marshimi fillon në Jerusalemin Perëndimor, duke lëvizur përmes portës së Damaskut dhe lagjes myslimane në qytetin e vjetër deri në Murin e Burakut, të cilin hebrenjtë e quajnë Muri i Vajtimit, shkruajnë mediat e huaja. Marshi ka shkaktuar përleshje të dhunshme vitet e fundit, duke përfshirë një konflikt 11-ditor midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza në maj 2021. 

jeruzalem tensione ne izrael

Sondazh

Poll