Bota

Vendoset flamuri i Kosovës në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut tashmë është vendosur flamuri i Kosovës. 

19 Maj 2023, 11:13 Nga a.l
Vendoset flamuri i Kosovës në Komunën e Mitrovicës së
Mitrovica e Veriut

KOSOVË- Pas pak minutash fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut ku kryetari i kësaj komune Erden Atiç nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të bëjë betimin. 

Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut tashmë është vendosur flamuri i Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nedzad Ugljan tha në institucionet e Kosovës duhet të jenë simbolet e saj.

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t'u siguruar për çdo skenar të mundshëm. 

mitrovica e veriut

Sondazh

Poll