Bota

Betimi si kryetar, Erden Atiç arrin në komunën e Mitrovicës së Veriut

Ceremonia e betimit pritet të nis pas pak minutash. 

19 Maj 2023, 11:16 Nga a.l
Betimi si kryetar, Erden Atiç arrin në komunën e
Erden Atiç arrin në komunën e Mitrovicës së Veriut

KOSOVË- Kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiç ka arritur në ndërtesën e komunës ku edhe pritet që të bëjë betimin e tij si kryetar. 

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani ka thënë se kanë mjaftueshëm asamblistë për të kryer procedurat e betimit. Ceremonia e betimit pritet të nis pas pak minutash. 

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t'u siguruar për çdo skenar të mundshëm. 

mitrovice e veriut erden atiq

Sondazh

Poll