Bota

Cikloni vdekjeprurës 'Moka' shkatërron Mianmarin dhe Bangladeshin/ Thellohet bilanci i viktimave, shkon në 145 numri i viktimave

Stuhia shkatërroi fshatrat, shkuli pemët dhe bllokoi mijëra njerëz në  Rakhine të Mianmarit. Rajoni është shtëpia e qindra mijëra refugjatëve Rohingya që jetojnë në kampet e zhvendosjes pas dekadave të konfliktit etnik.

19 Maj 2023, 11:23 Nga a.l
Cikloni vdekjeprurës 'Moka' shkatërron Mianmarin dhe
Cikloni Moka në Myanmar

BANGLADESH- Ka shkuar në 145 numri i viktimave nga cikloni vdekjeprurës 'Mocha' në Mianmar. 'Mocha' solli shi të fuqishëm dhe erëra me shpejtësi 195 kilometra në orë (120 milje në orë) në Mianmar dhe Bangladesh duke shembur ndërtesa dhe duke përmbytur të gjitha rrugët në këto zona. 

Stuhia shkatërroi fshatrat, shkuli pemët dhe bllokoi mijëra njerëz në  Rakhine të Mianmarit. Rajoni është shtëpia e qindra mijëra refugjatëve Rohingya që jetojnë në kampet e zhvendosjes pas dekadave të konfliktit etnik.

“Gjithsej 145 banorë vendas u vranë gjatë ciklonit”, thuhet në një deklaratë nga autoritetet e juntës së Mianmarit.

Mes viktimave raportohet se 4 ishin ushtarë, 24 vendas dhe 117 “Bengalis”.  Të parë gjerësisht si ndërhyrës nga Bangladeshi, Rohingya-ve u mohohet shtetësia dhe aksesi në kujdesin shëndetësor në Myanmar dhe kërkojnë leje për të udhëtuar jashtë vendbanimeve të tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

Një udhëheqës i fshatit Rohingya tha më parë se më shumë se 100 njerëz ishin zhdukur vetëm nga fshati i tij pas stuhisë. Një lider tjetër me bazë pranë kryeqytetit të shtetit Rakhine të Sittëe tha se të paktën 105 Rohingya kishin vdekur rreth qytetit, ndërsa numërimi ende vazhdon. 

cikloni moka

Sondazh

Poll