Bota

Rrëzon nga froni Ajnshtanjin dhe Hawking/ Njihuni me Adhara Perez Snachez, 8-vjeçarja që pritet të pushtojë hapësirën

Adhara Perez Sanchez është një vajzë 10-vjeçare nga Meksika. Me rezultatin 162 në testin e saj të IQ-së, ajo arriti të rrëzojë nga froni dy mjeshtrit më të mëdhenj të dijes në histori: Albert Einstein dhe Hawking. 

19 Maj 2023, 10:56 Nga a.l
Rrëzon nga froni Ajnshtanjin dhe Hawking/ Njihuni me Adhara Perez Snachez,
Adhara Perez Sanchez

MEKSIKË- Adhara Perez Sanchez është një vajzë 10-vjeçare nga Meksika. Me rezultatin 162 në testin e saj të IQ-së, ajo arriti të rrëzojë nga froni dy mjeshtrit më të mëdhenj të dijes në histori: Albert Einstein dhe Hawking. 

Adhara shpreson që një ditë të bëhet një astronaute, të udhëtojë në hapësirë ​​dhe të kolonizojë Marsin. Në moshën 8-vjeçare, ajo përfaqësoi universitetin e saj, Universidad CNCI në një ngjarje të organizuar nga Instituti i Artit dhe Kulturës Tijuana, shkruajnë mediat e huaja. 

Qëllimi i saj afatshkurtër është të regjistrohet në Universitetin e Arizonës, ku shpreson të njihet dhe certifikohet nga NASA për programin e saj të eksplorimit të hapësirës. 

adhara perez sanchez

Sondazh

Poll