Politike

Xhafaj bën ironi me deklaratën e Ramës, pyet Ibrahimajn: Ne po e mbajmë peng rritjen e pagave se unë s'di ta kemi bërë?!

Rama tha se rrogat po vonojnë rritjen sepse deputetët duan të rrisin fillimisht rrogat e tyre.

19 Maj 2023, 11:23 Nga A.B
Xhafaj bën ironi me deklaratën e Ramës, pyet Ibrahimajn: Ne po e
Fatmir Xhafaj dhe Rama

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po diskutohet dhe pritet të miratohet projektligji për rritjen e pagave do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës. E ftuar përballë deputetëve ishte dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e me këtë rast, socialisti Fatmir Xhafaj bëri një pyetje që mesa duket po e mbante për disa kohë.

Ai kërkoi të dijë nga ministrja se nëse është e vërtetë që këtë projektligj po e mbajnë peng deputetët. Me ironi, në fund ai shtoi se në dijeni të tij nuk po ndodh kështu, duke bërë kështu edhe një sqarim për argumentin që kryeministri Edi Rama përdori gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit. 

"Kam dëgjuar diçka, a është vërtetë që këtë projektligj e mbajnë peng deputetët? Di gjë për këtë? Se unë se di ta mbajmë peng?"-tha Xhafaj, duke iu referuar deklaratës së bërë nga Rama, i cili tha se rrogat po vonojnë rritjen sepse deputetët duan të rrisin fillimisht rrogat e tyre.

Por çfarë ka thënë Rama?

"Thonë, shtyu Edi Rama rritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë fare. Ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur dhe ata i marrin tani të prillit në fillim të majit. E dyta, unë kam pasur debat, se për rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam pasur një debat, ligji është në parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare, domethënë vitin tjetër, kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputetëve, edhe qeverisë do t’u rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani. Është bllokuar për disa javë kjo punë sepse duhet të më bindin mua. Pastaj nuk e di çfarë do ndodhë, por kjo është arsyeja. Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me gjithë prillin dhe me gjithë majin. Këtë po e them këtu, merreni regjistrojeni. Kështu që asnjëri nuk duhet të ketë asnjë shqetësim. Thjesht halli është që deputetët duan të rrisin pagat e veta tani, unë them jo, deputetët dhe qeveria duhet t’i rrisin në fund, vitin tjetër. Ky është i vetmi problem. Po këtë punë e di Pandi që është në krahun e deputetëve. Safeti thotë rritjani, të shohim. Kjo është arsyeja, s’ka asnjë arsye tjetër”, deklaroi ai më 4 maj 2023./Dosja.al

fatmir xhafaj edi rama rritja e pagave

Sondazh

Poll