Politike

'Nuk jeni e ndershme dhe e sinqertë"/ Çupi akuzon Ibrahimajn: Projektligjin e pagave s'po e bëni për qytetarët

Ministrja u shpreh se nuk është hera e parë që po rriten pagat. 

19 Maj 2023, 11:12 Nga A.B
'Nuk jeni e ndershme dhe e sinqertë"/ Çupi akuzon
Saimir Korreshi dhe Dhurata Cupi

TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputetja demokrate Dhurata Çupi kërkoi përgjigje nga ministrja e  Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, se pse pagat u rritën pak para zgjedhjeve, ndërkohë që sipas saj nuk ishin rritur që prej 2013-tës.

Ajo akuzoi ministren se nuk është e sinqertë me qytetarët pasi projektligjin nuk po e bën për ta. Nga ana tjetër, ajo kërkoi të dijë se kur do u jepet shpërblimi pensionistëve si dhe kërkoi informacion për skemën e pensioneve. 

"Ju nuk jeni e sinqertë dhe as e ndershme me qytetarët kur thoni se jeni në funksion duke ndihmuar qytetatët. Keni 10 vjet që nuk rriten pagat, nuk i rrisni jo, as pensionet. Nuk jeni as e sinqertë kur thoni se po e bëni për qytetarët, nuk jeni jo. Dhe në këtë projektligj, nuk keni qenë e kujdesshme të ruani as propozimin tuaj dhe as hierarkinë. Dua të them se jemi dakord me rritjen e pagave, do votojmë pro. Por duhet të rriten më shumë se nuk janë rritur që nga viti 2013. 

Kur do ia jepni 50 mijë lekshin e ardhshëm pensionistëve? Kam dëgjuar që jeni drejt dështimit të skemës së pensioneve, është e vërtetë? Minimumin jetik do ta rrisni?"- tha Çupi.

Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se nuk është hera e parë që po rriten pagat. 

"Vota e qytetarëve nuk lidhet me rritjen e pagave. Nuk është e vërtetë që po i rrisim për herë të parë pagat, nuk kemi pasur mundësinë financiare për ta bërë. Për pensionet, e shpjegova se cfarë kemi bërë, vijon të jetë shqetësimi jonë. 50 mijë lekshi nuk ishte i papritur dhe as mbështetja e parë dhe as e fundit"

komisioni i ligjeve 19 maj 2023 dhurata cupi

Sondazh

Poll