19 Maj 2023, 11:15
Nga m.s
Sali Berisha
TIRANE- Në konferencën “Revolta e Spaçit, 50 vjet kujtesë kundër harresës”, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se janë mbledhur për të kujtuar një nga ngjarjet në përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet. Ai tha se revolta e Spaçit shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.
“Mblidhemi sot për të nderuar njërën nga ngjarjet me të jashtëzakondshme në luftën për përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet. Revolta e Spaçit shënon padiskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri. Spaçi është një vend nga më të izoluarit. Këtij izolimi i shtoheshin të gjitha masat dhe rrethimet e sigurisë së kampit të përqëndrimit.
Të burgosurit në këtë burg, të vetëdijshem se nuk ka asnjë shanc për të fituar kauzën e tyre, vendosën të firmosin ekzekutimin me aktin që ata bënë, me revoltën që organizuan. Në këtë kontekst, po të kemi parasysh se ata janë në krye të heroizimit të njeriut. Ata ishin të burgosur për kundërshti ndaj regjimit, por midis asaj që të vazhdonin, të kalonin ditët e dënimit dhe të prisnin që një ditë të dilnin jashte burgut dhe kampit, zgjodhën sfidën.
Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Peka, Hajër Pashai dhe shumë heronj të tjerë të atij burgu lanë një mesazh të shkruar me jetën e tyre, ndrofta mesazhin më të çmuar për njeriun. Është përdorur një slogan” më mirë i vdekur se i kuq”, por mesazhi i tyre është "më mirë i vdekur se sa pa dinjitet, pa liri". Kjo ështe sfida që i bënë atij regjimi mizor. Ky është mesazhi më i rëndësishëm. Heronjtë e Spaçit në kryengritjen e tyre nuk kishin asnjë lloj mbështetje dhe solidarizimi, ishin të vetëdijshëm për egërsinë dhe barbarinë e xhelatëve.
Por ata shënuan kulmet e herozimit shqiptar pasi vendosën të vdisnin për atë që ka më të shtrenjtë për liritë e tij. Shpesh thuhej se më i lirë në burg sesa jashtë burgu. Dhe kjo fjalë kishte një të vërtetë, sepse kishe marrë një vendim dhe kishte marrë një shërbim lirisë dhe vlerave. Për ata më mirë të vdekur sesa të gjallë. Në këtë aspekt, frymëzimi nga kjo ngjarje ispirimi i njeriut nga kjo ngjarje nga sakrifica sublime e dervish pekës dhe heronjve të tjerë është i përjetshëm”.
sali berisha revolta e spacit
Politike
19 Maj 2023, 11:02
A.B
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Socialisti Fatmir Xhafaj shprehu rezerva për projektligjin për rritjen e pagave. Gjatë komisionit të Ligjeve...
Politike
19 Maj 2023, 10:55
A.B
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku shpjegoi se proje...
Politike
19 Maj 2023, 10:45
A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Në nisje të saj, deputetja demokrate, Dhurata Çup...
Politike
19 Maj 2023, 10:41
f.g
Vezhguesit e LB
TIRANE- Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i renditur i treti në Tiranë për numër votash k...
Politike
19 Maj 2023, 10:16
f.g
Pamje nga video e shperndare
TIRANE- Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë deklaron sot se rezultati i 14 majit nuk ishte një...
Politike
19 Maj 2023, 10:22
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme pritej të mblidhej kryesia e Partisë Demokratike, pasi u paralajmërua nga Enkelejd Alibeaj ...
Politike
19 Maj 2023, 10:22
A.B
gjkko
TIRANË- Seanca e zhvilluar për gjyqin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj s...
Politike
18 Maj 2023, 22:54
I.A
Gabriel Escobar
SHBA- Shqipëria është diskutuar ditën e sotme në Senatin Amerikan. Gjatë seancës së posa&cced...
Politike
18 Maj 2023, 23:00
k.m.
Dashamir Shehi
TIRANË- Kreu i i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka folur për zgjedhjet lokale të 14 majit. N&...
Politike
18 Maj 2023, 22:26
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë denoncime duke pretenduar se zgjedhjet lokale të 14 majit...