Politike

'Ligjet'/ Çupi: Pse nuk punuat prej 13 prillit? Bushka: Puna jonë nuk janë vetëm mbledhjet, përgatitëm raportin

Çupi tha se i duhet dhënë llogari qytetarëve se përse Kuvendi nuk i ka zhvilluar punimet. 

19 Maj 2023, 10:45 Nga A.B
'Ligjet'/ Çupi: Pse nuk punuat prej 13 prillit? Bushka: Puna
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Në nisje të saj, deputetja demokrate, Dhurata Çupi pyeti kryetaren e Kuvendit se përse komisioni nuk ka punuar që prej datës 13 prill. Ajo tha se i duhet dhënë llogari qytetarëve se përse Kuvendi nuk i ka zhvilluar punimet. 

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se puna e Kuvendit nuk janë vetëm mbledhjet, por ka dhe procese të tjera. 

BISEDA:

Dhurata Çupi: Ju zonja kryetare, duhet ti shpjegoni qytetarëve, përse komisioni ligjeve nuk punon prej datës 13 prill? Komisioni i ligjeve dhe kuvendi nuk ka ushtruar detyrat për të cilat është votuar dhe është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Është një pushtet i pavarur për tu përfshirë në zgjedhjet vendore. Ato nuk varen nga kuvendi apo komisioni i ligjeve. Duhet të mbani përgjegjësi! Duhet ti njoftoni qytetarët se përse nuk është mbledhur. Axhenda është shumë e ngjeshur. Institucionet e pavarura duhet të japin llogari këtu për veprimtarinë e tyre, pasi ka nga ato që janë përfshirë edhe në fushatë. S’mund të kaloj me kalendare të ngjeshura dhe për të kaluar rradhën. E gjithë administrata, të gjithë deputetët kanë qenë të angazhuar në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është normale dhe e lejueshme.

Klotilda Bushka Ferhati: Puna e kuvendit nuk janë vetëm mbledhjet. Por ka dhe një procces të tërë të përgatitjes së akteve. Sa u takon raportimit, institucionet e pavarura kanë detyrim të raportojnë në data të caktuara mes periudhës 31 mars-31 maj, si data më e largët. Ato sjellin raportin, drejtoria e monitorimit lexon dhe studion raportet për relatorët dhe bëhet kalendari unik. Jemi brenda afatit për këtë çështje. Mbledhjet bëhen në përputhje me kalendarin e kuvendit, sipas vendimarrjes së konferencës së kryetarëve. Edhe ju keni qenë në fushatë, por kjo s’ka penguar kuvendin të bëjë punën e vet. Keni përpara datën e raportimeve, dhe relatorët kanë gati dokumentacionin për dëgjesat përkatëse. Në këtë kuadër, kjo s’ishte për rendin e ditës. Ky ishte sqarimi im.

dhurata Çupi klotilda bushka ferhati komisioni i ligjeve 19 maj 2023

Sondazh

Poll