Politike

Alibeaj njoftoi mbledhjen e Kryesisë! Deputetët e PD i dalin kundër: Është dorëhequr, s'ka kompetenca

Deputetët nuk pranojnë të mblidhen duke qënë se deputeti Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues.

19 Maj 2023, 10:22 Nga A.B
Alibeaj njoftoi mbledhjen e Kryesisë! Deputetët e PD i dalin
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme pritej të mblidhej kryesia e Partisë Demokratike, pasi u paralajmërua nga Enkelejd Alibeaj ditën e premte. Kjo mbledhje e cila do duhej të bëhej në orën 12:00 nuk do realizohet dot, pasi deputetët nuk pranojnë të mblidhen duke qënë se deputeti Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues.

'Alibeaj është i dorëhequr, nuk mund ta thërrasë më Kryesinë'- thonë deputetët e PD-së.

Ndërsa disa deputetë të tjerë thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim për mbledhjen e sotme në mesditë.

Dy ditë më parë, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kreut të komanduar të Partisë Demokratike, post që e mbajti pas vendimit të Gjykatës, e cila i kaloi selinë blu dhe vulën e partisë. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj deklaroi se PD-ja ka nevojë për reformim dhe duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en./Dosja.al

enkelejd alibeaj kryesia e pd

Sondazh

Poll