Politike

"Njerëzit nuk kanë lekë që të blejnë as mbathje"/ Korreshi: Ti kthesh burrat përmbys në Lushnje nuk iu gjen 50 lekë

Ministrja u shpreh se Qeveria ka shqetësim maksimal për pensionet, duke shtuar se janë të vetëdijshëm se niveli i pensioneve duhet rritur.

19 Maj 2023, 11:18 Nga A.B
"Njerëzit nuk kanë lekë që të blejnë as
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tregoi në Komisionin e Ligjeve vështirësitë që po kalojnë qytetarët këto ditë. Ai tregoi se ata nuk kanë para për ilaçe dhe as për veshmbathje.

"Mamaja ime me 10.700 lekë në muaj, 1 bukë misri dhe 1 shishe kos në ditë bëjnë 200 lekë, për 30 ditë bëjnë 6000 lekë. Me bukë gruri shkon 7500 lekë. 4000 lekë i ka ilaçe kur është mirë. Mbeten 8000 lekë për drita ujë dhe të tjerat me radhë.

Po të tjerët si ja bëjnë, s’kanë lekë për të blerë mbathje, këta njerëz janë duke pritur vdekjen se s’mund të jetosh me kaq lekë. Ose do fillojnë pleqtë të vjedhin ose do marrin ushqimet e hedhura nga tregtarët.

Të shkojnë në Lushnje e të shohin si rrinë në radhë. Të shohin nëse me rrogën e parlamentit mund të cojnë fëmijët në kinema, të hanë një drekë jashtë apo t’i blejnë patatina e çokollata. Cfarë do bëjmë me këta njerëz, t’i lëmë të presin vdekjen? Po të kontrollosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk kanë as 50 lekë. Po t’i ftosh për kafe, e kam pirë thotë, ai e ka pirë me datë 1 kur ka marrë rrogën. Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por do ia kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar?"

Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se Qeveria ka shqetësim maksimal për pensionet, duke shtuar se janë të vetëdijshëm se niveli i pensioneve duhet rritur.

"Kemi shqetësim maksimal për nivelin e pensioneve. Historia e tyre ka më shumë se 10 vite. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që niveli i pensioneve duhet rritur. Për përballimin e situatës, gjatë vitit të kaluar e gjatë këtij viti kemi dhënë disa shpërblime për pensionistët. Kjo qeveri, Qeveria Rama, ndryshe nga sa më parë, u vendos detyrimi ligjor për indeksimin e pensioneve. Por çdo gjë nuk bëhet me një ditë. Përveç indeksimit, për përballimin e situatës, gjatë vitit të shkuar, dhe gjatë këtij viti, kemi dhënë shpërblimet, kemi indeksuar 9.5% pensionet, edhe pse inflacioni mesatar ishte 7.6%. Kjo është arsyeja përse ne kemi nisur këtë reformë të pagave. Ne synojmë që përmes kësaj reformë të nxisim sektorin privat të rrisi pagat mesatare dhe të rrisi kontributet shoqërore që prekin drejt për drejt pensionet. Dhe kjo pacënuar stabilitetin financiar. Në vitet në vijim do diskutojmë se cila do të jetë rruga e duhur për një reformë të pensioneve”

saimir korreshi komisioni i ligjeve 19 maj 2023

Sondazh

Poll