Politike

Pagat e administratës publike/ 'Ligjet', Xhafaj: Nuk po respektohet hierarkia! Nuk e mbështes këtë llogjikë, disa marrin më shumë

Xhafaj shprehu rezerva për projektligjin për rritjen e pagave.

19 Maj 2023, 11:02 Nga A.B
Pagat e administratës publike/ 'Ligjet', Xhafaj: Nuk po
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Socialisti Fatmir Xhafaj shprehu rezerva për projektligjin për rritjen e pagave. Gjatë komisionit të Ligjeve, ai tha se nuk po respektohet hierarkia pasi ka disa punonjës administrate që marrin pagë më shumë se prokurorët apo gjyqtarët.

Xhafaj: Është absurde të thuash se një rritje pagash nuk mund të mbështetësh, e meriton të gjithë rmbësjtetjen sa më shumë të rriten pagat aq më mirë është. Do bëj disa pyetje, ju keni paraqitur se doli një vendim i gjykatës e se duhet ruajtur hierarkia. Kështu të paktën thotë relacioni juaj. Kështu me këtë, a arrini që të ruani hierarkia? E garantoni ju këtë? Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hierarki, se mund të vendosni një koeficient, por hierarkia nuk ruhet. Do ketë njerëz që marrin shumë më tepër.

A do ketë një formulë tjetër? Pyetja ime është, ajo që kërkoj është, a nuk ishin zgjedhje tjetër që të rregullojnë pagat sesa të ndryshoni kodin? Nuk ishte pengesë, pavarësuisht se unë nuk jam dakord me vendimin e GJK, pavarësisht vendimit, unë mendoj se Qeveria dhe as Kuvendi s'ka ditur të mbrohej, se do e ndihmonin Gjykatën të arsyetonte.  Ajo që më vret syrin është se disa paga, gjithë këto komisionerë, autoriteti i konkurencës, ujërat, këshilli kombëtar i Radios, autoriteti për informimin, statistikat, në ndryshimin,, e kalojnë pagën e gjyqtarit dhe prokurorit, në mënyrë të ndjeshme. Nuk besoj se këto bëjnë punë më të ndershme se një gjyqtar dhe një prokuror. Janë shumë më lart. Nuk është e pranueshme kjo lloj llogjike. Por, gjëja që do doja unë, duke mbështetur edhe arsyetimin

Unë nuk ju mbështes në mënyrën sesi keni kërkuar ta bëni, se nuk pasyrohet realisht ajo që ato bëjnë. E kam dëgjuar që keni thënë këtë ligj e mbajnë peng edhe deputetët, është e vërtetë kjo? Se unë nuk di ta kemi mbajtur peng.

Nga ana tjetër, ministrja Ibrahimaj tha se titullarët e institucioneve të pavarura marrin vetëm pagën e përcaktuar në këtë ligj.

"Titullarët e institucioneve të pavarura marrin vetëm pagën e përcaktuar në këtë ligj. Të gjithë magjistratët marrin shtesën mbi pagën, është shtesë e përhershme që nuk mund të hiqet. Është një ligj i veçantë, i cili do të diskutohet shpejt në këtë komision. Nevoja për të pasur një hierarki ku Presidenti është në krye, ishte e domosdoshme. Një nga arsyet ishte vendimi i Kushtetueses, por jo i vetmi"

fatmir xhafaj komisioni i ligjeve 19 maj 2023

Sondazh

Poll