19 Maj 2023, 10:41
Nga f.g
Vezhguesit e LB
TIRANE- Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i renditur i treti në Tiranë për numër votash ka ndarë në rrjetet sociale një nga episodet e fundit me procesin e numërimit të votave në shkollën Vasil Shanto. Qori tregon se në kutinë e fundit, vëzhguesit e PD, ishin larguar ndërsa PS e trajtonte komisionin si tryezë tallavaje. Kjo konfirmohet edhe nga pamjet e kërcimit të komisioneres socialiste në këtë KZAZ. Ai shpjegon se vëzhguesit e "LB", ruajtën çdo votë, pavarësisht rezultatit.
POSTIMI I PLOTË:
Te shkolla Vasil Shanto numërohej kutia e fundit. Për shkak të deformimit të formulës së llogaritjes së mandateve, Lëvizjes BASHKË i nevojiteshin edhe rreth 900 vota për të fituar këshilltarin e dytë. Prapëseprapë aktivistët e Lëvizjes BASHKË me fletore e celularë në dorë numëronin votat e fundit. Ishim zotuar se do t'i bënim roje çdo vote, pavarësisht rezultatit. Dhe ia arritëm. Madje shpallëm të pavlefshme edhe një prej votave me organ gjenital në kutizën me emrin e Erion Veliajt, që numëruesit e PS këmbëngulnin se ishte e vlefshme.
Vëzhguesit e dy PD-ve kishin çarë ferrën prej kohësh, ndërkohë që PS po e kthente vendin e numërimit të votave në sallë tallavaje.
Dy pamje të së njëjtës sallë. Në njërën anë Shqipëria e sotme e shëmtuar nga korrupsioni dhe dallkaukizmi. Në tjetrën imazhi i Shqipërisë së nesërme të njerëzve të ndershëm, të guximshëm e të palodhshëm.
Populli e ka në dorë se sa shpejt do të vijë e nesërmja.
Qori ishte surpriza e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pas disa vitesh angazhimi me protestat dhe kauzat e qytetit të Tiranës dhe jo vetëm, ai vendosi të hynte në një garë eksperimentale për Lëvizjen Bashkë. Për herë një lëvizje, e pa organizuar si parti, ia del të kapë një numër kaq të lartë votash. Në total, ai mori 13835 vota ose 4.77 %, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e PD. Në Tiranë, Mirela Ruko nga kjo Lëvizje do të jetë pjesë e Këshillit Bashkiak./Dosja.al
arlind qori zgjedhjet lokale 14 maj 2023 lëvizja bashkë
Politike
19 Maj 2023, 10:16
f.g
Pamje nga video e shperndare
TIRANE- Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë deklaron sot se rezultati i 14 majit nuk ishte një...
Politike
19 Maj 2023, 10:22
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme pritej të mblidhej kryesia e Partisë Demokratike, pasi u paralajmërua nga Enkelejd Alibeaj ...
Politike
19 Maj 2023, 10:22
A.B
gjkko
TIRANË- Seanca e zhvilluar për gjyqin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj s...
Politike
18 Maj 2023, 22:54
I.A
Gabriel Escobar
SHBA- Shqipëria është diskutuar ditën e sotme në Senatin Amerikan. Gjatë seancës së posa&cced...
Politike
18 Maj 2023, 23:00
k.m.
Dashamir Shehi
TIRANË- Kreu i i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka folur për zgjedhjet lokale të 14 majit. N&...
Politike
18 Maj 2023, 22:26
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë denoncime duke pretenduar se zgjedhjet lokale të 14 majit...
Politike
18 Maj 2023, 22:06
k.m.
Dashamir Shehi
TIRANË- Kreu i i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi nuk e konsideron “dramë të madhe&rd...
Politike
18 Maj 2023, 21:48
k.m.
Edi Ra,a
TIRANË- Nga nesër, kryeministri Edi Rama do të nisë një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë....
Politike
18 Maj 2023, 21:38
Senati
TIRANË- Pyeten zyrtarët e lartë Chollet dhe Escobar, kërkohet zbardhja e rastit. Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzua...
Politike
18 Maj 2023, 21:35
k.m.
Agron Duka
TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se ai është i hapur për bashkëpunim edhe...