Sport

EUROPA LEAGUE / Roma-Sevilla finalja e madhe… eliminohet Juventus!

Kjo do të jetë finalja e dytë rradhazi për skuadrën e Mourinhos pas finales së vitit të shkuar në Conferenc League përballë Feynoordit në Tiranë, por këtë here përballë ekspertëve të Sevillas

18 Maj 2023, 22:55 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE / Roma-Sevilla finalja e madhe… eliminohet Juventus!

GJERMANI - Roma është finalistja e parë e Europa League, pasi arriti të eliminoi pas dy ndeshjeve gjysmëfinale gjermanët e Bajern Leverkusen me rezultatin e përgjithshëm 1-0.

Goli i Bove në ndeshjen e parë i mjaftoi romanëve për të siguruar këtë kualifikim, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e dytë të luajtur në Gjermani. Tashmë i duhet të presin fituesin e çiftit tjetër mes Juventusit dhe Sevillas për t'u njohur me kundërshtarin që do të luajë trofeun e dytë për nga rëndësia sa i përket kupave europiane.

Skuadra Mourinhos kalon kështu në finale e dytë, të një tjetër kompeticioni europian nën drejtimin e tij pas asaj të Conference Leagues, që fitoi vitin e shkuar në Tiranë përballë Feyenoordit.

Me fillimin e pjesës së parë shtesë, Lamela, në minutën e 96-të shënon golin e dytë për Sevillan, duke eliminuar kështu Juventusin, që shpresoi dhe luftoi deri në fund për ta evituar këtë gjë deri mbyllje të 120 minutave lojë.

Finalja e madhe mes Romës dhe Sevillas do të luhet në “Pushkash Arena” të Budapestit më 31 maj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll