Sport

Fotoja e yllit Kvaratshelia në Gjeorgji, shkakton reagime në Napoli...

Në Gjeorgji është shitur pija freskuese e njohur me foton e Kvitsas, por Napoli ka reaguar pasi menaxhon imazhin e tij dhe nuk ka dhënë lejen përkatëse.

18 Maj 2023, 19:28 Nga DOSJA

Fotoja e yllit Kvaratshelia në Gjeorgji, shkakton reagime në Napoli...

ITALI - Kvitsa Kvaratshelia ishte ylli i madh i rikthimit të Napolit në krye të Seria A italiane pas 33 vitesh. Gjeorgjiani 22-vjeçar, i cili është edhe në shënjestrën e Real Madridit, do të drejtojë nga kjo verë Kombëtaren U-21 të Gjeorgjisë, e cila do të marrë pjesë në Europianin e kësaj moshe. 

Ekipi ka shumë shanse për t'u dalluar në këtë event dhe për këtë arsye ka nisur një fushatë reklamuese në vend. Federata e Futbollit të Gjeorgjisë ka rënë dakord me Coca Cola për të vendosur imazhin e Kvitsa Kvaratshelia dhe lojtarëve të tjerë në etiketat e shisheve të saj të shpërndara në vend.  

Fotoja e yllit Kvaratshelia në Gjeorgji, shkakton reagime në Napoli...

Natyrisht, Coca Cola me asin e kampionëve të rinj të Italisë, u shit! Megjithatë, kjo lëvizje shkaktoi një reagim në Itali. Sipas kontratës, Napoli zotëron 100% të të drejtave të reklamimit të lojtarit dhe klubi ‘azzurr’ nuk ishte informuar për këtë iniciativë. 

Megjithatë, sipas mediave italiane, ai tashmë ka kërkuar që fotoja e tij të hiqet nga shishet e Coca Colas në Gjeorgji. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll