Sport

EUROPA LEAGUE/ Mbyllen në barazim 45 minutat e para, vinë golat pas pushimit... Roma 0-0 ndaj Leverkusen (video)

45 minutat e para në të dyja ndeshjet të barabarta: Sevilla - Juvnetus 0-0 dhe Bayer Leverkusen - Roma 0-0

18 Maj 2023, 21:48 Nga DOSJA

EUROPA LEAGUE/ Mbyllen në barazim 45 minutat e para, vinë golat pas

SPANJË - Pas barazimit 1-1 në Itali ndaj Sevillas, Juventus do të tentojë të sigurojë biletën e finales së Europa League në Spanjë në stadiumin “Sanchez Pizjuan”.

Sevilla nuk ka ndryshuar shumë nga ndeshja e kaluar teksa rikthehet titullar Bryan, ndërsa konfirmohen Ivan Rakitic dhe En-Nesyri.

Ndërkohë, në kampin e italianëve ka ndryshime me Massimiliano Allegri që hedh nga minuta e parë në sulm Kean, ndërsa ka vend edhe për të riun Iling-Junior.

Ka qenë një pjesë e parë e luftuar me raste për gol nga të dyja ekipet, por në momente të caktuar portierët respektiv por edhe shtylla në një goditke të Kean ne fundin e pjesës së parë i mohoi golin Juventusit.

Me fillimin e pjesës së dytë Vlahovic, i futur nga stoli, arrin të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 65-të, duke i dhënë për pak çaste shpresë djemve të Alegrit për kualifikimin e mëtejshëm.

Gjithçka barazpeshohet shumë shpejë, në minutën e 71-të spanjolët rikthejnë balancat në fushë falë golit të Susos.

Edhe në ndeshjen tjetër, gjysmëfinalja e dytë pas fitores së Romës 1-0 përballë Leverkusenit në takimin e parë, nuk la patur gol në 45 minutat e para.

EUROPA LEAGUE/ Mbyllen në barazim 45 minutat e para, vinë golat pas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll