Sport

Ari nën këmbët e Leo Messit: Al Hilal e rrit ofertën në 500 milionë euro në vit!...

Sipas mediave spanjole, sauditët këmbëngulin që ta veshin argjentinasin me ngjyrat e Al Hilal

18 Maj 2023, 19:04 Nga DOSJA

Ari nën këmbët e Leo Messit: Al Hilal e rrit ofertën në

SPANJE - I pabesueshëm është raportimi i radiostacionit madrilen “Cadena Ser”, i cili pretendon se Al Hilal po e peshon me... ar Lionel Messit për ta bindur që të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Ai përmend konkretisht se arabët ngritën ofertën e tyre dhe nga 450 milionë euro, superyllit argjentinas po i japin shumën astronomike prej gjysmë miliardë eurosh për një bashkëpunim vetëm një vjeçar!

Messi ka hezituar ditët e fundit të pranojë ofertën e Al Hilal-it, teksa pret Barcelonën dhe klubi i Riadit vendosi ta tundonte edhe më shumë duke i ofruar, me siguri, një shumë befasuese, por edhe sfiduese për të luajtur në vendin e tyre.

Ari nën këmbët e Leo Messit: Al Hilal e rrit ofertën në

Ndërsa partneriteti i kampionit të botës me Paris Saint-Germain po shkon drejt finales, si dhe pas pezullimit dy javor që i është vendosur nga drejtuesit e ekipit francez për udhëtimin pa leje që ka bërë në Gjirin Persik, në Riad po bën gjithçka për të bindur “Pleshtin”.

Jorge Horacio Messi, babai dhe menaxheri i tij, edhe pse ditët e fundit ka udhëtuar sërish drejt Riadit, ka mohuar zërat se ka bërë udhëtimin për të negociuar transfertën e madhe. Nëse Messi përfundimisht do të transferohet në Arabinë Saudite, do të ketë një rivalitet të ri me ‘armikun’ e tij të përhershëm Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Al Nasr, një tjetër klub në Riad, dhjetorin e kaluar.

Duhet theksuar se në cilësinë e ambasadorit të turizmit të Arabisë Saudite, Messi ka udhëtuar disa herë në mbretëri për aktivitete promovuese. Kombi i Gjirit shpalli Leo Messin si ambasadorin e tij të turizmit vitin e kaluar dhe argjentinasi vizitoi Jeddah në maj 2022, përpara se të kthehej në janar për të luajtur në një miqësore të luajtur nga Paris Saint-Germain kundër një ekipi me yje të ligës së Arabisë Saudite, ku u përball me rivalin e tij të madh, Cristiano Ronaldo. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll