Sport

CONFERNCE LEAGUE / West Ham United finalistja e parë… ende e pa zbardhur finalistja e dytë

Kanë arritur të kalojnë në finalen e Conference League, trofeu i tretë për nga rendësia britanikët e Premier League

18 Maj 2023, 22:54 Nga DOSJA
CONFERNCE LEAGUE / West Ham United finalistja e parë… ende e pa

HOLANDE – West Ham zgjodhi të luajë pothuajse të gjithë ndeshjen pas topit për të mbrojtur epërsinë e ngushtë që pati nga ndeshja e parë në Londër (2-1). Ata ja dolën të mbanin Alkmaar në kuotën "zero" dhe me një gol të mrekullueshëm të Fornales në minutën e 4-të të kohës shtesë mundën holandezët 1-0 në "AFAS Stadion", duke u bërë skuadra e parë që siguroi prezencën në finalen e Europa Conference League të këtij viti, e cila do të mbahet më 7 qershor në "Eden Arena " të Pragë.

Anglezët u treguan shumë të kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes, ndaj Alkmaar. Ata nuk rrezikuan para mbrojtjes së tyre dhe pasi “thithën” presionin e ushtruar nga Alkmaar në pjesën e parë, “trokitën” në kohën shtesë duke e bërë kualifikimin e tyre në mënyrë solmene.

West Ham rikthehet pas 47 vitesh në finale e një kupe Europe, pasi luajti për herë të fundit në finalen e Kupës së Kupave në 1976.

Ndërkohë që do t’i duhet të presin shtesat për të mësuar se përball kujt dote luajnë në finale mes Bazelit dhe Fiorentinës, të cilët i mbyllën të dyja ndeshjet gjysmëfinale në barazim.

Vijon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll