Sport

CONFERENCE LEAGUE /Fiorentina kalon në epërsi dhe shpreson... nuk ka gola në Holandë (video)

Fiorentina në epërsi 2-1 ndaj Baslit. Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Conference League mes AZ Alkmar dhe West Ham United vazhdon në shifrat 0-0

18 Maj 2023, 22:14 Nga DOSJA

CONFERENCE  LEAGUE /Fiorentina kalon në epërsi dhe shpreson... nuk ka

ZVICER - Fiorentina e mbyll në epërsinë e një goli pjesën e parë të ndeshjes së kthimit me Baselin në gjysmëfinale të Conferencë League, duke barazuar rezultatit e përgjithshëm në 2-2.

Në minutë ne 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, ekzekutuar nga Biraghi, Gonzalez, i pambuluar në zonës, realizon lehtësisht me kokë, 0-1.

Vendësit, pjesë e të cilëve është Granit Xhaka, ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, duhet të shfrytëzojë faktorin fushë për të shënuar një gol që do t’u jepte kualifikimin.

Me fillimin e pjesës së dytë saktësisht në minutën e 55'-të Amdoumi shënon golin e barazimit 1-1, duke kaluar sërish në avantazh 3-2 në rezultatin e përgjithshëm ekipin e tij.

Fiorentina rikthen avantazhin në minutën e 72-të me anë të Gonzales sërish, duke rikthyer shpresat të paktën për ta çuar këtë takim në shtesë, duke qenë se me këtë fitore 1-2, shkon në 3-3 rezultati i përgjithshëm.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Conference League mes AZ Alkmar dhe West Ham United mbylli 45 minutat në shifrat 0-0, ndërkohë që ndeshja e parë u fitua nga skuadra e Premier League, West Ham me shifrat 2-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll