Sport

Xabi Alonso dhe raportet me Mourinhon: “Kur fillon loja nuk ka më miqësi”...

Ish-lojtari i kombëtares spanjole ishte një lojtar 'Special One' te Real Madrid

18 Maj 2023, 17:49 Nga DOSJA
Xabi Alonso dhe raportet me Mourinhon: “Kur fillon loja nuk ka më

GJERMANI - Xabi Alonso dhe José Mourinho, trajnerë përkatësisht të Bayer Leverkusen dhe Romës, kanë një takim të ri, të planifikuar për të enjten, në orën 21:00 me italianët që udhëtojnë në terrenin e gjermanëve për të diskutuar kalimin në finalen e Europa League. 

Në një konferencë për shtyp, ish-lojtari i kombëtares spanjole, i cili ishte 'nxënës' i trajnerit portugez te Real Madrid, tha se me t’u dëgjuar bilbili i parë për fillimin e ndeshjes, miqësitë janë lënë anash.

“E dua dhe kam mësuar shumë prej tij. Është gjithmonë mirë ta shohësh, por kur fillon loja nuk ka më miqësi këtu”,- është shprehur trajneri spanjol 41-vjeçar.

Përsa i përket ndeshjes, në të cilën Bayer Leverkusen do ta nisë në disavantazh (humbi 1-0 në ndeshjen e parë), Xabi e konsideron veten të kënaqur me daljen në gjysmëfinale, por dëshiron më shumë.

"Jemi të lumtur që arritëm në gjysmëfinale, por duam më shumë. Për një ekip që nuk është mësuar të ketë këto mundësi, është një shans i artë. Ne presim një lojë intensive, por besojmë në kalimin në finale, me mbështetjen e tifozëve tanë dhe të bëjmë histori”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll