Sport

VIDEO/ Huliganizëm! Skena të frikshme të dhunës në fushat e blerta. Pamjet vinë nga një ndeshje të rinjsh në futbollin argjentinas

Më e keqja është se pamjet janë nga një ndeshje të kategorisë juniorësh, deri në 18 vjeç. Goditet me shkelm një futbollist, ndërsa ishte i shtrirë në tokë

18 Maj 2023, 18:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Huliganizëm! Skena të frikshme të dhunës në

ARGJENTINE - Klubet Centenario dhe Caferatense u takuan në një ndeshje, të një prej ligave rajonale. Mysafirët kalojnë në avantazh me rezultatin 2-1, kur befas një lojtar bëri faull të rëndë dhe u ndëshkua me karton të kuq. Por kaq nuk mjaftoi, agresori iu afrua kundërshtarit dhe e goditi fort me shkelm në shpinë.

VIDEO/ Huliganizëm! Skena të frikshme të dhunës në

Ndërkohë, që futbollisti i ri fatkeq përpëlitej nga dhimbjet, fillimisht asnjë nga lojtarët e dy skuadrave nuk ka reaguar. Ndoshta për shkak të aktit tronditës. Arbitri tundi një karton të kuq dhe dhunuesi nisi të largohet nga fusha pa asnjë gjurmë pendimi. Mirëpo atëherë shpërtheu dhuna, i pari ishte një nga trajnerët, që i mori ‘hakun’ futbollistit të tij…

Një akt i tillë i huliganëve me këpucë futbolli, shkaktoi probleme serioze në fushë.  Ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të përplasjeve mes lojtarëve dhe debateve me tifozët. Incidentet e krijuara në fushë janë transferuar në tribuna, ndaj është dashur të ndërhyjë policia. Duke parë që gjithçka mund të shndërrohej në një trazirë të rëndë, arbitri thjesht i ra bilbilit dhe mbylli ndeshjen.

VIDEO/ Huliganizëm! Skena të frikshme të dhunës në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll