Sport

Kthesë 180 gradë, ndryshojnë projektet për të ardhmen e José Mourinhos…

'Le Parisien' bën të ditur se PSG nuk e konsideron më trajnerin portugez si prioritetin numër një për stolin. 'Special One' është një idhull absolut në Romë

18 Maj 2023, 17:20 Nga DOSJA
Kthesë 180 gradë, ndryshojnë projektet për të ardhmen e

FRANCE - Zërat nuk ndalen për të ardhmen e José Mourinhos, ndërkohë që trajneri portugez është fokusuar plotësisht te Roma e tij dhe një biletë për në finalen e Europa League sot kundër Bayer Leverkusen të Xabi Alonso. 

Fitimi i kompeticionit ‘portokalli’ është një objektiv që është mes vetullave të tij, pasi do t’u jepte akses në edicionin e radhës të Champions League, një rrugë që e ka shumë të komplikuar nga kampionati.

Pas disa javësh, ku shtypi francez pohonte prerazi se PSG kishte treguar 'Special One' si prioritet për t'u ulur në stol për sezonin e ardhshëm, 'Le Parisien' njofton ndryshimin e opinionit dhe ka raportuar se portugezi nuk është më kandidati numër një për francezët, pavarësisht se është ende në listë.

Është një lajm i mrekullueshëm për 'Special One’ sepse trajneri portugez ka fituar falë meritave të tij të jetë një idhull i vërtetë për tifozët, të cilët e kanë parë thatësirën evropiane të prishet me fitimin e Conference League dhe si po mbushet skuadra me lojtarë të mëdhenj si Dybala, Abraham apo Wijnaldum. 

Për më tepër, vetë 'Mou' është shprehur se ndihet i lumtur në klubin 'Giallorossi': "Jam i lumtur  këtu, nuk mund ta fsheh. Më pëlqejnë njerëzit, kam marrëdhënie të mira me drejtuesit dhe nëse do të them ndryshe po gënjej. Lojtarët janë fantastikë "Ata kanë një ndjeshmëri të jashtëzakonshme mes tyre. Ata nuk janë si fëmijë, sepse unë kam dy, por janë pothuajse,"- tha ai më 20 prill, pasi eliminoi Feyenoord në çerekfinalet e Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll