Sport

Armeni Mkhitaryan humb finalen e parë, Inzaghi shpreson ta ketë për Stambollin...

Armeni Mkhitaryan humb finalen e parë, Inzaghi shpreson për Stambollin

18 Maj 2023, 16:58 Nga DOSJA
Armeni Mkhitaryan humb finalen e parë, Inzaghi shpreson ta ketë

ITALI - Kjo është e sigurtë. Mesfushori armen, që u dëmtua në derbin e Champions Leagues ndaj Milanit, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, ku u vërejt një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.

Edhe pse gjendja e tij do të monitorohet në ditët e ardhshme, megjithatë paraprakisht zikaltrit e Milanos kanë konfirmuar që finalen e parë, atë ndaj Fiorentinës më 24 maj për Kupën e Italisë, mesfushori armen do ta shohë nga tribuna.

Ndërkohë, stafi mjekësor i Interit dhe vetë Mkhitaryan do të bëjnë maksimumin për t’u rikuperuar për finalen e madhe të Champions League, atë ndaj Manchester Cityt më 10 qershor në Stamboll.

Për çdo rast, Simone Inzaghi është gati të rikthejë në mesfushë që në fillim Brozovicin para mbrojtjes dhe Calhanoglu në të majtë: ndoshta me më pak ekuilibër të përgjithshëm, por me kroatin në mes, ka një mundësi më të madhe për të ndihmuar treshen mbrojtëse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll