Sport

Revolucion në Bayern Munich! Tuchel heq dorë nga Sadio Mane dhe Joao Cancelo

Trajneri Thomas Tuchel ka vendosur që Bayern Munich të heqë qafe senegalezin Sadio Mane dhe portugezin Joao Cancelo në verë.

18 Maj 2023, 13:30 Nga DOSJA
Revolucion në Bayern Munich! Tuchel heq dorë nga Sadio Mane dhe Joao

GJERMANI - Lojtari i kombëtares senegaleze kaloi vetëm një sezon në “Allianz Arena” pas lëvizjes së tij të bujshme nga Liverpooli, ndërsa Cancelo u huazua nga kampionët e Premierligës, Manchester City në dimër, me një klauzolë blerjeje prej 70 milionë euro.

Por trajneri gjerman Thomas Tuchel dëshiron ta rindërtojë skuadrën e Bayern Munichut nga themeli dhe është gati të heqë dorë nga Mane dhe Cancelo.

Sipas ‘Sky Sports Germany’, Sadio Mane dhe Joao Cancelo nuk janë në sy të Tuchel për sezonin e ardhshëm dhe fati i tyre në “Allianz Arena” tashmë është vendosur.

Bayern Munich ka opsionin për të transferuar përgjithmonë Joao Cancelo nga Manchester City, por bavarezët nuk janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro në këmbim të lojtarit portugez.

Mirëpo, befasues është vendimi i kampionëve të Bundesligës në rastin e ish-yllit të Liverpoolit, Sadio Mane, i cili mund të largohet nga Gjermania pas vetëm një sezoni, edhe pse ka shënuar 12 gola.

Ndërkombëtari senegalez nuk ka qenë në gjendje të bindë menaxherin e ri Thomas Tuchel se ai e meriton të fillojë si titullar te Bayern Munich dhe gazetari i njohur i “Sky Sports”, Florian Plattenberg beson se rikthimi në Premier League është opsioni më realist për Mane këtë verë.

Një tjetër episod që çoi në shkëputje mes Sadio Mane dhe drejtuesve të Bayern Munichut ishte ai i konfliktit me gjermanin Leroy Sane, me pasojë pezullimin e afrikanit, i cili mori edhe një gjobë rekord nga bavarezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll