Sport

VD/ Patrice Evra në qendër të një sherri me ndihmësin e Pep Guardiolës në “Etihad”

Me një kostum të kuq, ngjyra e Manchester United, Patrice Evra pati një shkëmbim të nxehtë mbrëmjen e së mërkurës me asistentin e Pep Guardiolës, Manel Estiarte, pasi Manchester City u kualifikua në finalen e Champions League.

18 Maj 2023, 15:17 Nga DOSJA

VD/ Patrice Evra në qendër të një sherri me ndihmësin e

ANGLI - Patrice Evra e gjeti veten në qendër të një sherri të mërkurën mbrëma, pasi Manchester City u kualifikua në finalen e Champions League. 

I veshur me një kostum të kuq, ngjyra dominante e Manchester United, rivalit të Cityt, i pranishëm mënjanë si konsulent për Prime Video Italia, ish-lojtari i kombëtares franceze (42 vjeç, 81 ndeshje) pati një shkëmbim të nxehtë me zëvendësin e Pep Guardiolës, Manel Estiarte, para se të ndahej nga agjentët e sigurimit.

Më pas, Patrice Evra u shpjegua në mikrofonin e CBS Sports, kanalit që mban të drejtat e C1 në Shtetet e Bashkuara: 

“Ai më shikoi dhe më tha: Është për ty, është për ty,- siguroi Evra. - U afrova dhe e pyeta pse po bërtiste, pse ishte kaq i shqetësuar. Ai m'u përgjigj se vitin e kaluar ata u dënuan, ndaj humbën kundër Madridit, ndërsa këtë vit hakmorrën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll