Sport

Shiekët e Katarit synojnë Man.United, por sytë i kanë te një tjetër në Premier League!...

Nga ana e Katarit, ne dukemi mirë dhe me të vërtetë vendosëm të përshpejtojmë në mënyrë konkrete blerjen e një klubi të Premier League.

18 Maj 2023, 16:09 Nga DOSJA

ANGLI - Nëse Katari nuk duket i gatshëm të humbasë interesin për PSG-në për momentin, ende është duke ëndërruar të ngrejë një Champions League të parë dhe të rrisë markën pariziene, veçanërisht duke blerë një stadium që do të zotëronte në vijimësi.

Gjithsesi, prej disa muajsh interesi i tyre për Manchester United nuk fshihet, vetëm se diskutimet janë komplikuar, ku së fundmi është shpallur favorit Jim Ratcliffe.

Në këto kushte, sheikët e Katarit, edhe pse e kanë rritur sërish ofertën e tyre kohët e fundit, mund ta humbin betejën. Veçse projekti i drejtuar nga një anëtar i familjes së Emirit, Sheik Jassim, nuk do të ndalet me kaq... 

Gazetari i ESPN, Mark Ogden, ka zbuluar ditët e fundit, se në rast dështimi me Manchester United, sheikët nga Katari do t'i drejtoheshin … Tottenhamit! Klubi londinez, në pronësi të intransigjentit Daniel Lévy, do të ishte kështu pista e re e ndjekur nga Katari...

Shiekët e Katarit synojnë Man.United, por sytë i kanë te

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll