Sport

"Sa të mirë që janë!" Grupi WhatsApp i lojtarëve të Barcelonës ka marrë flakë gjatë “masakrës” së Cityt! Ja çfarë shkruanin lojtarët e Xavit

Poshtërimi i Real Madridit nga Manchester Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, 0-4, ishte një shaka për lojtarët e Barcelonës në grupin e tyre WhatsApp.

18 Maj 2023, 13:00 Nga DOSJA
"Sa të mirë që janë!" Grupi WhatsApp i

SPANJE - Botimi spanjoll AS.com publikoi mesazhet që qarkulluan në grupin WhatsApp të lojtarëve katalanas gjatë përballjes mes Real Madridit dhe Manchester Cityt (4-0).

“Çfarë lëvizjeje!”, ishte një nga mesazhet e para në grup, i ndjekur nga një tjetër, që nënvizonte, se një Real Madrid kaq i dobët, nuk ishte parë “që nga finalja e Superkupës së Spanjës”.

Në pjesën e parë, teksa Manchester City po kryesonte 2-0, kjo ishte një arsye që lojtarët e Xavi të thërrasin: “Sa të mirë që janë!” Në fakt, ky ishte mesazhi më i zakonshëm në grupin WhatsApp të katalanasve.

Ish-lojtarët e Manchester Cityt, Eric Garcia dhe Ferran Torres, shfrytëzuan gjithashtu rastin për të uruar ish-shokët e tyre të skuadrës sapo mbaroi ndeshja. 

Xavi Hernández i dërgoi Pep Guardiolës një mesazh urimi përpara finales së dytë të Champions League kundër Interit të Milanos.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll