Bota

E rëndë në Australi/ Policia godet një 95-vjeçare me pistoletë elektrike, e moshuara transportohet në spital në gjendje kritike

Policia e Uellsit të Ri Jugor bëri me dije se ka nisur një hetim për një incident të rëndë, përfundimet e të cilit do të shqyrtohen nga një autoritet i pavarur.

18 Maj 2023, 12:54 Nga a.l
E rëndë në Australi/ Policia godet një 95-vjeçare me
Elektroshok

AUSTRALI- Autoritetet në Australi kanë nisur një hetim pasi një grua 95-vjeçare u plagos rëndë pasi u qëllua me një pistoletë elektrike në një azil ku ajo jetonte. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Yallamboo Lodge në qytetin Cooma, 300 km në jug-perëndim të Sidenit, ditën e mërkurë. 

Ajo është në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën. Policia e Uellsit të Ri Jugor bëri me dije se ka nisur një hetim për një incident të rëndë, përfundimet e të cilit do të shqyrtohen nga një autoritet i pavarur. Azili nga ana tjetër, konfirmoi incidentin por nuk dha asnjë koment të mëtejshëm. 

Yallambee Lodge është një institucion i kujdesit për të moshuarit në pronësi dhe operim të këshillit, i cili u ndërtua dhe u hap në 1995. Këshilli operon gjithashtu Snowy River Hostel në Berridale, një tjetër strukturë e kujdesit për të moshuarit e ndërtuar kryesisht përmes kontributeve të komunitetit. 

yallambee lodge

Sondazh

Poll