Bota

Për herë të parë, Xi Jinping pret liderët e Azisë Qendrore në samit

Është i pari i këtij lloji që nga vendosja e marrëdhënieve zyrtare 31 vjet më parë.

18 Maj 2023, 12:45 Nga a.l

Për herë të parë, Xi Jinping pret liderët e Azisë

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping mirëpret sot homologët e tij nga pesë ish-republikat sovjetike në Azinë qendrore për një samit historik që synon forcimin e lidhjeve rajonale, ndërsa Joe Biden takohet me krerët e Grupit të Shtatë (G7) në Japoni.

I mbajtur në qytetin e lashtë kinez të Xi'an, fundi historik lindor i Rrugës së Mëndafshit që lidhi Kinën me Evropën përmes Azisë Qendrore, samiti i kësaj jave është i një një rëndësie historike. Është i pari i këtij lloji që nga vendosja e marrëdhënieve zyrtare 31 vjet më parë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ajo vjen ndërsa Pekini shtyn të mbushë vakumin e lënë në ish-shtetet sovjetike nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndërsa Xi pozicionohet si një burrë shteti global i etur për të zgjeruar shtrirjen e Kinës shumë përtej kufijve të saj.

azi qendrore

Sondazh

Poll