Bota

TRONDITËSE në SHBA/ Prindërit e linin pa bukë, 10-vjeçari arratiset nga shtëpia dhe lyp ushqim nëpër rrugë

Të premten, mori një telefontë në Griffin. Djali i çiftit u tha oficerëve se ishte i uritur dhe po ecte në një Kroger aty pranë për të blerë ushqim dhe i kërkoi të mos e detyronin të kthehej në shtëpi.

18 Maj 2023, 12:24 Nga a.l
TRONDITËSE në SHBA/ Prindërit e linin pa bukë,
Krista dhe Tyler Schindley

SHBA- Një çift nga Gjeorgjia Tyler dhe Krista Schindley janë vënë në pranga nga policia pasi fëmija i tyre 10-vjeçar, i cili peshonte vetëm 36 kilogramë, u gjet duke ecur në lagjen e tyre drejt një dyqani ushqimor në kërkim të ushqimit. 

Të premten, mori një telefontë në Griffin. Djali i çiftit u tha oficerëve se ishte i uritur dhe po ecte në një Kroger aty pranë për të blerë ushqim dhe i kërkoi të mos e detyronin të kthehej në shtëpi, shkruajnë mediat e huaja. 

'Ju lutem mos me ktheni më atje', tha ai. 

"Si nënë, nuk mund ta kuptoj. Si qenie njerëzore, të thyen zemrën. Ne nuk po nxjerrim asnjë foto të këtij fëmije për arsye të qarta, por unë do t'ju them se fotot janë absolutisht të tmerrshme dhe kushdo me zemër njerëzore që i shikon ato duhet të tronditet deri në palcë", tha të martën në një konferencë për shtyp, sipas Fox5 Atlanta, Prokurorja e Rrethit Gjyqësor Griffin, Marie Broder.

Të dhënat e burgut tregojnë se Tyler Schindley, 46 vjeç dhe Krista Schindley, 47 vjeç, po përballen me akuza që përfshijnë mizori ndaj fëmijëve, tentativë për vrasje dhe burgosje të rreme. 

krista schindley

Sondazh

Poll