Politike

Fitoi në Tiranë, por a e uroi Këlliçi? Veliaj: Mesazh s'më ka dërguar, por mezi pres të bashkëpunoj me ta

Veliaj tha se nuk e ka uruar, mirëpo i ka ardhur mesazhi 'A je i mërzitur', mesazh ky që u dërgua nga Këlliçi gjatë fushatës për qytetarët e Tiranës.

16 Maj 2023, 14:45 Nga A.B
Fitoi në Tiranë, por a e uroi Këlliçi? Veliaj: Mesazh
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj, fituesi në garën e '14 Majit' për Bashkinë e Tiranës, ende nuk është uruar nga rivali i tij kryesor, Belind Këlliçi. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme, gjatë një lidhje live me 'Neës24'. Veliaj tha se nuk e ka uruar, mirëpo i ka ardhur mesazhi 'A je i mërzitur', mesazh ky që u dërgua nga Këlliçi gjatë fushatës për qytetarët e Tiranës.

'Jo mesazh jo, më ka ardhur ajo a je i mërzitur. Për Belindin dhe të gjithë kandidatët e tjerë.'- tha Veliaj.

Më tej ai shtoi:

"Mezi pres që të bashkëpunojë me ta, Jo q të bëhen socialistë, por të bashkëpunojmë për punë të mi"

Erion Veliaj do të drejtojë Tiranën në katër vitet e ardhshme, duke u rikonfirmuar në detyrë pas fitores së mandatit të tretë, në një garë ku përballë kishte edhe 5 kandidatë të tjerë nga partitë opozitare. KQZ ka njoftuar në faqen zyrtare mbylljen e numërimit për 941 Qendrat e Votimit të bashkisë më të madhe të vendit, nga ku Veliaj ka arritur të marrë 158.688 vota, ose 54.69%.

I dyti në këtë garë renditet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me 100.351 vota, ose 34.58% të tyre./Dosja.al

erion veliaj belind kellici

Sondazh

Poll