Politike

VULA, VULA.../ Bashkitë ku Alibeaj i prishi punë Berishës, edhe Bashkë Fitojmë i 'dogji' mandatin Agron Kapllanajt në Fier

Finiq, Kuçovë, Këlcyrë dhe Mallakastër. Si humbi opozita 4 bashki nga përçarja e brendshme 'Vula dhe jo vula'

16 Maj 2023, 13:06 Nga f.g
VULA, VULA.../ Bashkitë ku Alibeaj i prishi punë Berishës, edhe
Edi Rama, Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj

TIRANE- Edhe pse nuk fitoi dot asnjë bashki, Partia Demokratike  e vulës e njohur edhe si grupi Alibeaj i dha mundësinë Partisë Socialiste të fitojë 3 bashki më shumë. 

Më konkretisht në Bashkinë e Këlcyrës, Ardiatik Spahiu i PD së vulës mori 137 vota, që në rast se i bashkoheshin 1936 votave të  Arjan Kasajt, mandati në këtë bashki i kalonte Bashkë Fitojmë dhe jo PS, që mori 2019 vota me Klement Ndonin. 

E njëjta situatë është edhe në Finiq, ku Leonidha Papa i PD së vulës mori 1705 vota, ndërsa Leonidha Hristo i Bashkë Fitojmë mori 1911 vota dhe mandati u fitua nga Romeo Çakuli i partisë MEGA, me 2272 vota. 

Në Kuçovë, fitorja e Bashkë Fitojmë ishte larg me vetëm 57 vota. Lefter Maliqimori 6222 vota, ndërsa Kreshnik Hajdari i PS mori 6904. Diferenca ngushtohej me votat e kandidatit të vullës Ilirjan Koxhaj që mori 
739 vota.

Ndërkohë që skenari i njëjtë është edhe në Mallakastër. Mandati i kaloi Partisë Socialiste pas përçarjes së PD. Kandidati i vulës, Agron Kapllanaj mori 5789 vota ndërsa ai i Bashkë Fitojmë 735 vota. Bashkimi mes tyre, do e tejkalonte diferencën duke ia dhënë bashkinë opozitës. Por  sërish, përçarja dha rezultatin dhe opozita ka  vetëm 7 bashki nga 61 në të gjithë vendin./Dosja.al

sali berisha enkelejd alibeaj grupi i vules zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll