Politike

Berisha: Mandatet u rrëmbyen! Burgjet u mbushëm qëllimisht me persona që votonin kundër kandidatëve tanë

Berisha deklaroi se konkretisht në Rrogozhinë e Dumre janë transferuar të dënuar që nuk kanë lidhje me zonat në mënyrë që të votonin kundër kandidatëve të Opozitës. 

16 Maj 2023, 13:58 Nga F.M
Berisha: Mandatet u rrëmbyen! Burgjet u mbushëm qëllimisht me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruars e në shumë vende, mandat e Opozitës janë vjedhur përmes votave të të burgosurve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se konkretisht në Rrogozhinë e Dumre janë transferuar të dënuar që nuk kanë lidhje me zonat në mënyrë që të votonin kundër kandidatëve të Opozitës. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Janë disa mandate që janë rrëmbyer. Në Rrogozhinë e vodhën mandatin, në burg votuan ata që s'kishin lidhje me Rrogozhinën, sollën të burgosur që nuk kishin lidhje me vendin që të votonin kundër kandidatit tonë. Edhe në Dumre ndodhu e njëjta gjë. Kjo është e vërteta.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll