Politike

'Ah more Zef, deshe pazar'/ Akuzat e Ramës, Berisha: Më kërkuan që Zefi të tërhiqte padinë, thashë '0 kompromis me krimin'

Berisha tha se shtrëngimi i duarve nuk do të thotë njohje e zgjedhjeve ndërsa shtoi se duhet zbërthyer fjalia “Të shkoftë” mbarë që Hila i tha Shkrelit në momentin që i dha dorën.

16 Maj 2023, 14:15 Nga A.B
'Ah more Zef, deshe pazar'/ Akuzat e Ramës, Berisha: Më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi veprimin e Zef Hilës i cili shtrëngoi duart me kundërshtarin socialist në Vaun e Dejës, Kristjan Shkreli, pasi ky i fundit fitoi Bashkinë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se shtrëngimi i duarve nuk do të thotë njohje e zgjedhjeve ndërsa shtoi se duhet zbërthyer fjalia “Të shkoftë” mbarë që Hila i tha Shkrelit në momentin që i dha dorën. Më tej, ai tha se ka pasur edhe njerëz që i kanë shkuar në zyrë që Hila të tërhiqte padinë mirë nuk pranoi.

“Unë me Zef Hilën kisha një bisedë të gjatë, nga atentati për eliminimin për e kryetarit të PD tek përdorimi masiv i milona eurove për blerjen e votës. Hila denoncoi para jush rastin. Ish-kryetari i bashkisë sigurisht me urdhër të Edi Ramës i jep një kompani ndaj së cilës shteti shqiptar nuk kishte asnjë qindarkë borxh. I jep subvencion 400 milion lekë për të blerë vota.  Hila doli e denoncoi dhe dorëzoi dokumente në SPAK. Ne dërguam njerëz që që Hila të tërheqë padinë  dhe ai të ndërpresë luftën e tij. Asnjë kompromis me krimin i thashë unë. Ai ishte një akt, si mund ta njihte Hila këtë rezultat. Fjala të ‘shkoftë marë’ i ka të gjitha brenda, s’do të thotë se i ka njohur zgjedhjet”- tha ai.

Kjo deklaratë vjen pasi edhe kryeministri Edi Rama tha gjatë fushatës në Vaun e Dejës se kandidati i PD-së Zef Hila i kishte kërkuar atij një pazar për ta mbështetur.

Deshe një pazar të vogël për të të mbështetur ty, domethënë për të sabotuar unë partinë time siç ke sabotuar ti tënden e pastaj të sabotosh ti tënden për timen zgjedhje të tjera. Ah mor Zef. Zefi ishte te SHQUP-i brenda kur non grata sulmonte SHQUP-in pastaj do ti doli me non gratën jashtë. Është akrobat i madh”

 

sali berisha

Sondazh

Poll