Politike

Do pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Berisha: Ishte procesi më i shëmtuar në historinë e vendit! PD dhe koalicioni do marrin VENDIME

Berisha deklaroi se opozita qëndroi e fortë para presioneve të mazhorancës.

16 Maj 2023, 13:44 Nga A.B
Do pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Berisha: Ishte procesi më i
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike dhe koalicioni 'Bashkë Fitojnë' do mblidhen e do marrin disa vendime. Kështu deklaroi ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratik Sali Berisha, i cili tha se i gjithë procesi i zgjedhjeve ishte i shëmtuar. Më tej, ai shtoi se opozita qëndroi e fortë para presioneve të mazhorancës.

Pyetja- Ju i cilësuat zgjedhjet 'maskaradë', thatë se faktet kanë gjetur konstatime. A do e njihni rezultatin e zgjedhjeve?

Berisha- Unë po flas qartë se kemi të bëjmë me procesin më të shëmtuar në historinë e vendit. Një proces ku shqiptarët nuk votuan të lirë, u bënë presione dhe mbi bazën e kësaj PD dhe koalicioni do marrë vendime, të gjitha vendimet. Nuk mundet populli opozitar. Një gjë u faktua, sic e patë, përkundrejt kësaj stihie, të hapur, për asgjësimin e opozitës, opozita qëndroi fuqishëm, dhe u faktoi shqiptarëve se qeveria dështoi në cdo përpjekje, përvec se blerje votësh me 300 euro, kur operatori votonte për zgjedhësin, e shoqëronte, etj, etj. Këto ne i kemi të gjitha këto të dokumentara. 

sali berisha

Sondazh

Poll