Politike

Ulja e numrit të votuesve/ Berisha: Rama zbrazi Shqipërinë, rinia iku në emigracion

Kjo gjë, sipas tij, ka sjellë dhe rënien e numrit të të votuesve më 14 maj. 

16 Maj 2023, 13:49 Nga F.M

 

Ulja e numrit të votuesve/ Berisha: Rama zbrazi Shqipërinë, rinia
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se rënia e numrit të votuesve është përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama është përgjegjësi që nga Shqipëria janë larguar një pjesë e madhe e të rinjve, nën moshën 30 vjeç. Kjo gjë, sipas tij, ka sjellë dhe rënien e numrit të të votuesve më 14 maj. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Akuzat mund të jenë të gjitha të vertëta, por nuk thuhen për herë të parë, ju i vini vetes ndonjë faj apo përgjegjësi? Janë 240 mijë votues më pak nga viti 2021 dhe janë rinia që nuk kanë dalë të votojnë

Sali Berisha: Sepse Edi Rama ka përzënë rininë nga Shqipëria, sipas Eurostat, 80% e shquptarëve që kanë ikur janë nën 30 vjeç. Cila është përgjegjësua e Sali Berishës? Berisha ka qenë kryeminustër dhe kur ka ikur e ka lënë Shqipërinë në shtim progresiv. Përgjegjësinë duhet të dimë ta vendosim ku qendron. Ajo që thatë ju është një tregues shumë i rëndë për Edi Ramën që ka përzënë rininë nga Shqipëria. E kam thënë gjithnjë dhe e them, e kam faktuar në vendimet më madhore rezultatin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm por asgjë s'më mposht mua. Le të thotë kush në mbarë vendin se Sali Berisha dhe Opozita...kemi bërë fushatë model, në vlerësimin tim. Unë dhe kanidatët tanë. Qëllimi ishtë të na asgjësonin pa marrë pjesë në zgjedhje. Sepse bandat pushtojnë, janë të fotografuara dhe të filmuara, i hedhin krahun në qafë çdo votuesi që futet të votojë dhe e nxjerrin. Ky squhet votum, quhet batërdi. Ka shumë që fajësojnë Opozitën, por Opozita nuk ra në kurthin e Ramës, në u treguan qytetarëve se si po vidhet vota e tyre. Hymë pa komisuinerë dhe pa numërues. Kujt u takonin numëruesit? T'jua jap me emër e mbiemër? Kjo prapë nuk ishte motiv që të braktisnim numërimin, qëndruam aty. Shikoni pak në Tiranë se çfarë hajni janë në qendrat e numërimit, çfarë turpi. Të gjithë kanë intimiduar zgjedhësit. Ne do të marrim çdo vendim ndaj tij, por shqiptarët, shqiptarët, i ftpj që gjënë e fundit që duhet të mendojnë është të heqin dorë nga përpjekja për të manipuluar votën e lirë të shquptarëve. U përpoqën gazetarët t'i tërhiqnin, përfaqësuesi tha ata janë punët tuaja. Ai i PE-së tha se Shqipëria është e rëndësishme.

vijon....

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll