Politike

Nuk dorëhiqet! Berisha: Kush mendon se tërhiqem para krimit, sheh veshin e tij pa pasqyrë. Në Shkodër i hodhën dhjetëra mijëra euro

Berisha tha se sondazhet e nxirrnin Bardh Spahinë shumë pikë përpara Becit.

16 Maj 2023, 13:45 Nga F.M
Nuk dorëhiqet! Berisha: Kush mendon se tërhiqem para krimit, sheh
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet edhe pasi në zgjedhjet lokale të 14 majit, humbi Bashkinë e Shkodrës. Në një konferencë me gazetarët, pasi është vulosur rezultati në 61 bashkitë, Berisha tha se vota në Shkodër është blerë nga krimi. Ai u shpreh se në kryeqendrën e veriut, janë shpërndarë dhjetëra milionë euro për të blerë vota për kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Beci. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara. Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjia ime për ju.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll