Politike

"Kemi në dispozicion qindra fakte dhe dokumente'/ DENONCON Berisha: Rama ndërhyri në fushatë, do paraqesim raport serioz

Berisha deklaroi se koalicioni dhe PD do të paraqesin një raport për të gjitha shkeljet që u konstatuan në procesin e zgjedhjeve.

16 Maj 2023, 13:40 Nga A.B
"Kemi në dispozicion qindra fakte dhe dokumente'/ DENONCON
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se kryeministri Edi Rama ndërhyri në zgjedhje. Në një dalje për mediat, Berisha bëri të ditur se koalicioni dhe PD do të paraqesin një raport për të gjitha shkeljet që u konstatuan në procesin e zgjedhjeve.

"Kishte pabarazi, dhuna dhe terrori ndaj eksponentëve të opozitës, është përdorur deri në pengmarrjen e ttyre, të gjitha këto kanë 2 konkluzione; Rama është armik i egër i votës së Shqiptrarëve, janë një kushtrim përball popullit opozitar, për cdo shqiptar që beson se shteti ligjor se barazia para ligjit se liritë dhe të drejtat e qytetarit, funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë. 

PD ka në disponim me qindra fakte dokumenta me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ka me dhjetra padi në organet që janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri.

Kësaj shëmtire elektorale, opozita do i përgjigjet me një mënyrë shumë të fuqishme, ne nuk do heqim dorë kurrë."

sali berisha

Sondazh

Poll