Politike

"Nga blerja e votës deri në presionet e administratës", Berisha: Rama ndryshoi në mënyrë antiligjore rezultatin e votimit!

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon PS për rezultatin e zgjedhjeve

16 Maj 2023, 13:36 Nga m.s
"Nga blerja e votës deri në presionet e administratës",
Sali Berisha

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat denoncon PS për rezultatin e zgjedhjeve, ku thekson se ka mbizotëruar blerja e votave dhe mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të “Bashkë Fitojmë”. Sipas tij, ky ishte një akt tjetër pabarazie.

Berisha vlerëson raportin e OSBE/ODIHR, të Autoriteteve Lokale Rajonale dhe të Parlamentit Europian, ku sipas tij, dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion. 

"Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës, po kundërmon çdo ditë e më shumë.
Me këtë rast, unë vlerësoj raportin e OSBE/ODIHR, të Autoriteteve Lokale Rajonale dhe të Parlamentit Europian, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit".

Berisha shtoi më tej se raporti i OSBE/ODIHR, ndonënëse është paraprak dëshmon për problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, nga blerja e votës deri në presionet e administratës. Ai nënvizoi më tej se kryeministri Rama falë presioneve ndryshoi në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore vullnetin e shqiptarëve.

"Raporti paraprak, ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar, vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format antiligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve shqiptarë nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit.

Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmë fraze nga përfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjioze të vëzhgimit të zgjedhjeve në Europë, OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian, dështuan.
Siç e patë vetë, ata refuzuan të nxjerrin nga goja çdo cilësor që iu kërkua, iu qëmtua nga mediat e Edi Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të manipuluarat, më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, populli opozitar pa si në dritën e diellit, përpjekjen e narkoshtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ajo, jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe Kushtetutë, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet, dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës, nuk lejoi regjistrimin e tij në listë. Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit", tha Berisha.

 

berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll